Francë: E ndaloi të hipte në autobuz pasi nuk mbante maskë, masakrohet për vdekje shoferi

Mos i humb

Natë e dhunshme në Bayonne, në perëndim të Francës. Një shofer autobusi u sulmua mbrëmë nga një grup njerëzish, sepse kërkoi që ata të mbanin maskat. Agresori i dyshuar, 30-vjeçar u arrestua bashkë me katër persona të tjerë.

Viktima, rreth 50 vjeç, u masakrua duke u goditur në kokë dhe u plagos rëndë dhe, sipas raportimeve nga burime policore, ndodhet në gjendje vdekjeje klinike.

Sipas policisë, shoferi u rrah kur ai ndaloi të hipte në autobuz një burrë që nuk mbante maskë dhe shoqërohej nga qeni i tij.

Sulmi ndodhi rreth orës shtatë në mbrëmje dhe tani policia po kërkon dëshmitarë për të kuptuar se si lindi grindja e cila ishte fatale për shoferin.

Kryetari i Bashkisë së Bayonne tha se “autorët duhendënuar ashpër”.

Ky – tha ai – do të ishte një sinjal i fortë për të gjithë qytetin

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit