Fshati pa ujë në Fier; Banorët: Të persekutuar, edhe sot si në komunizëm

Mos i humb

 

 

Shtyllasi është një fshat i Fierit ku regjimi komunist internonte njerëz. Sot banoret thonë se nuk ndihen shumë më ndryshe nga dikur, pasi tani persekutohen në kushte te tjera, pa ujë dhe kushte minimale jetese.

 Banorët e fshatit Shtyllas në Fier ndihen më shumë të internuar në demokraci se gjatë periudhës se diktaturës.

Ky fshat ishte strehë për njerëzit e padëshiruar të sistemit te kaluar. Por banorët sot thonë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh prej asaj kohe.

Mungesa prej 8 vitesh e ujit të pijshëm, vërshimi i ujërave të zeza, mungesa e rrugëve dhe e ndriçimit, janë problemet me të cilat jetojnë çdo ditë banorët e fshatit Shtyllas, pjesë e njësisë administrative Levan në rrethin e Fierit.

Banorët thonë se megjithëse janë ankuar në njësinë administrative Levan dhe në Bashkinë e Fierit, përballë institucioneve njësoj si dikur, ata duket sikur nuk ekzistojnë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit