Çeki, qeveria dha betimin para presidentit

Mos i humb

 

 

Qeveria e re e udhëhequr nga milioneri Andrej Babis, dha sot betimin para presidentit çek Milosh Zeman. Kjo është përpjekja e dytë që Babis të udhëheq qeverinë, me çka pritet t’i jepet fund periudhës së jostabilitetit politik në Republikën e Çekisë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar.

Lëvizja centriste ANO (Po) e udhëhequr nga Babis në zgjedhjet e tetorit mori më së shumti vota, por qeveria e tyre e pakicës ra në janar gjatë një votëbesimi me çka u detyrua të japë dorëheqje. Partitë e tjera në Parlamentin çek nuk kanë dashur të hyjnë në koalicion me ANO-n për shkak të akuzave për mashtrim kundër Babis-it.

Por, Babis i kërkoi presidentit Zeman që të përpiqej përsëri të formonte qeverinë çeke.

Qeveria e tij e re përbëhet nga koalicioni i Partisë Social Demokratike (ÇSSD), e cila, e cila në votimin e detyrueshëm të votëbesimit në parlament, e cila pritet të mbahet më 11 korrik, duhet të ketë edhe mbështetjen e Partisë ultra të majtë komuniste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit