Gjermania kundër planit të Netanyahut për aneksimin e territoreve të pushtuara

Mos i humb

Dështon sërish seanca ndaj dosjes “339”, mungojnë avokatët kryesorë dhe disa prej të akuzuarve

Është shtyrë sërish seanca paraprake për njërën prej pjesëve të dosjes “339”, e cila ka në total 15 persona të akuzuar.

Afganistan, Ghani fiton mandatin e dytë si president

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, është shpallur fitues pas disa muajsh vonesë të shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura shtatorin e...

Avni Spahiu ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe gazetarin, publicistin, përkthyesin e shumë veprave me vlerë, Avni Spahiun, i cili ka qenë për shumë vite...

O lekët ose do ketë viktima

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore. Në një prononcim  naftëtarët...

Gjermania kritikoi premtimin kontrovers të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor të pushtuar.

“I bëjmë thirrje qeverisë izraelite të përmbahet nga veprimet që mund të pengojnë zgjidhjen dyshtetërore”, tha zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert, në një brifing të rregullt për media në Berlin.

Ai nënvizoi se qëndrimi i gjatë i qeverisë gjermane kundër vendbanimeve ilegale në territoret e pushtuara palestineze mbetet i pandryshuar.

Ndërkaq, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Maria Adebahr, vuri në dukje se komentet e Netanyahut u bënë gjatë një mitingu zgjedhor, duke theksuar gjithashtu se aneksi i mundshëm i pjesëve të Bregut Perëndimor do të ishte një “shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare”.

Të martën, Benjamin Netanyahu u zotua se nëse i fiton zgjedhjet e përgjithshme të parapara për 17 shtator, ai do të aneksojë pjesë të territoreve të pushtuara në Bregun Perëndimor – përfshirë veriun e Detit të Vdekur dhe Luginën e Jordanit.

Qeveria e Merkelit ka qenë mbështetëse e fortë e Izraelit, ndërsa kancelarja gjermane ka theksuar në mënyrë të përsëritur përgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë për sigurinë e Izraelit, për shkak të genocidit nazist të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

Por ajo gjithashtu ka kritikuar politikat e diskutueshme të Netanyahut në vitet e fundit dhe ka riafirmuar angazhimin e Gjermanisë për një zgjidhje dyshtetërore midis izraelitëve dhe palestinezëve, shkruan aa.E drejta ndërkombëtare e konsideron Bregun Perëndimor, së bashku me Kudsin Lindor, si “territore të pushtuara” dhe i cilëson të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve kolone hebreje si të paligjshme.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Si ta ndalojmë Alexa-n që të mos regjistrojë bisedat private

E vetmja mënyrë për të ndaluar regjistrimin e Amazon Alexa në shtëpi është ta ndalni atë. Nëse nuk dëshironi...

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë, patjetër lexojeni këtë tekst!

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë madje përherë – është shenjë për t’u brengosur, thonë stomatologët Fjala është...

Kur jemi duke fjetur mund të mësojmë një gjuhë të huaj, e pohon shkenca

Ndërsa ne nuk mund të punojmë ose gatuajmë saktësisht në të njëjtën kohë, truri ynë është shumë aktiv teksa jemi në gjumë

Kaçamak me kërpudha

Për kafjall, darkë, por bën edhe për drekë… Kurdo që ta përgatitni, këtë ushqim do ta pëlqeni menjëherë! –...

Si të kuptoni nëse dikush ka hapur email-in që i keni dërguar

Për dallim nga mesazhet me tekst, të cilat vijnë me njoftimin kur lexohet mesazhi, të dish nëse një person ka lexuar apo...