Edhe pse fundjavë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit kjo e diel është një ditë pune jashtëzanisht e mbingarkuar. Gjatë kësaj dite po jepen rreth 20 masa sigurie për të arrestuarit gjatë operacioneve “Tranzit”,”Krasta” “Ama” si dhe për të arrestuarit pas protestës antiqeveritare të zhvilluar në mesjavë në Librazhd.
Fillimisht kanë filluar seancat për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Krasta” si dhe për gazetarët e arrestuar nga përgjimet. Seancat të gjitha po zhvillohen me dyer të mbyllura. Pēr të arrestuarit gjatë operacionit “Krasta ” masa e sigurisë do të jepet nga gjyqtarja Idush Maliqi dhe ajo e AMA-s, Matilda Fetahu. Ndërsa për çështjen “Ama”, gjyqtare është Matilda Fetahu dhe Prokuror Ritvan Sukaj.
Për shkak të intensitetit të punës dhe krijimin e kushteve normale, perimetri i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit është vendosur nën masa të të rrepta sigurie, ndërkohë që pas nisjes së seancave, avokatët kanë kërkuar nga një orë e gjysmë kohë për të shqyrtuar materialet që u janë vēnë në dispozicion.
Operacionit “Krasta” u finalizua pas disa viteve hetime dhe përgjimesh nga të cilat u mundësua dokumentimi edhe i tri ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohen edhe pjestarë nga fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu u zbulua dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.