Guta Lindore, 13 civilë humbën jetën në sulmet e regjimit të Asadit

Mos i humb

Në sulmet intensive të regjimit të Asadit në rajonin e Gutës Lindore afër kryeqytetit të Sirisë, Damask, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 13 civilë.

Vendbanimet civile në qarkun Haresta në Gutën Lindore, e cila ndodhet në lindje të zonës deeskalimit të Damaskut si dhe në qytezat Misrab, Merxh, Xhisrin, Medjere, Arbin dhe Hammurije, po i ekspozohen sulmeve të rënda nga ajri dhe toka të regjimit të Asadit.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në sulmet e regjimit ndaj qytezës Hamurrije, sipas vlerësimeve të para, kanë humbur jetën të paktën 8 civilë.

Ndërsa në sulmin ajror ndaj qytezës Medjere kanë humbur jetën 2 civilë. Si pasojë e sulmit ajror të regjimit në qytezën Arbine kanë humbur jetën 3 civilë.

Me këtë, numri i civilëve që humbën jetën gjatë ditës së sotme si pasojë e sulmeve të regjimit ka arritur në 13.

Vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim nga ekipet e Mbrojtjes Civile.

Një numër i madh i të plagosurve nga sulmet janë shtruar në spitalet përreth.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore.

Guta Lindore në lindje të Damaskut ku prej 5 vitesh mbahen nën rrethim rreth 400 mijë civilë, më 5 maj u shpall “zonë jokonfliktuale” në marrëveshjen e arritur në Astana. Por, që nga kjo datë regjimi ka intensifikuar sulmet./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit