Ballina Bota Guterres viziton qytetin indonezian të goditur nga tërmeti

Guterres viziton qytetin indonezian të goditur nga tërmeti

33
0
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, vizitoi qytetin Palu të Indonezisë, i cili dy javë më parë u godit nga një tërmet shkatërrues dhe më pas nga një cunami, për t’u njohur nga afër me pasojat e katastrofës.

Guterres sot vizitoi qytetin Palu në ishullin Sulawesi gjatë udhëtimit në Bali ku po merr pjesë në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB).

Guterres vizitoi Balaron ku më 28 shtator tërmeti shkatërroi disa pjesë të lagjes dhe rajonin bregdetar Talise, i cili u godit nga cunami që pasoi pas tërmetit prej 7.5 ballë sipas Rihterit.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve indoneziane deri të enjten numri i të vdekurve në Sulawesi u rrit në 2.073 persona./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here