“Hakmarrja” britanike: Dëbohen 23 diplomatë rusë, pezullohen takimet e zyrtarëve të lartë

Mos i humb

Kryeministrja britanike mbajti një fjalim përpara deputetëve të Parlamentit britanik, përmes të cilit shpalosi një sërë masash në kundërpërgjigje të asaj që e quajti si tentativë vrasjeje ndaj ish-spiunit rus në Britani nga fajtori i vetëm, shteti rus.

Një nga masat e para dhe të rënda që bëri të ditur shefja e ekzekutivit britanik ishte dëbimi i 23 diplomatëve rusë nga Britania e Madhe dhe pezullimi i të gjitha kontakteve dypalëshe në nivele të larta.

May shtoi gjithashtu se nuk ka vend për elitat e korruptuara në Britani, duke paralajmëruar se asetet financiare të shtetasve rusë në vendin ishullor do të ngrihen, nëse rezultojnë të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare britanike.

May nuk e konsideroi thjesht si një sulm ndaj një shtetasi rus, rezident në Britani, apo një shtetasi britanik. Ajo tha se ky rast shënon shkeljen e konventave për parandalimin e armëve kimike, gjë që kërkon masa ndëshkuese shumë të rënda dhe një kundërpërgjigje ndërkombëtare.

Duke shpjeguar argumentet mbi të cilat kërkon ndërmarrjen e tyre, ajo shtroi përpara qeverisë listën me masat hakmarrëse. Diplomatët rusë që do të dëbohen thuhet të jenë identifikuar si oficerë të padeklaruar të shërbimeve sekrete. Ky përbën edhe dëbimin më të madh në numër nga Britania në 30 vitet e fundit, ndërsa të padëshiruarve u është lënë një javë kohë për t’u larguar.

Ndërkohë qeveria ngarkohet me detyrën për të hartuar një legjislacion për të mbrojtur Britaninë e Madhe nga aktivitetet armiqësore shtetërore. Qeveria do të konsiderojë tashmë një legjislacion të përforcuar kundërspiunazhi.

May kërkoi nga qeveria edhe përfshirjen e disa amendamenteve të stilit “Magnitsky” në draftin e sanksioneve që do të vendosen ndaj Rusisë. Ndërsa shtoi se qeveria do të përforcojë kontrollet e shtetasve rusë që hyjnë në vendin ishullor.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit