Hamas përshëndet Kuvajtin për bllokimin e projekt-rezolutës të KS-OKB-së

Mos i humb

 

 

 Grupi i rezistencës palestineze Hamas përshëndeti rolin e Kuvajtit për pengimin e një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të propuzar nga SHBA-të lidhur me raketat e lëshuara në Izrael nga Rripi i bllokuar i Gazës.

“Ne thellësisht e vlerësojmë rolin e Kuvajtit në pengimin e projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të propozuar nga SHBA-të që do të kishte dënuar të drejtën legjitime të vetë palestinezëve për vetëmbrojtje”, tha Hamas në një deklaratë.

Sipas grupit të rezistencës, administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, është përpjekur të përdorë projekt-rezolutën “për të maskuar krimet e okupimit (izraelit) kundër popullit palestinez të Gazës”.

Hamas poashtu përshëndeti pozitën e Rusisë, e cila siç tha grupi, “është ngritur për palestinezët përballë polarizimit të SHBA-ve dhe agresionit të padrejtë izraelit”.

Hamas më tej akuzoi administratën e SHBA-ve se është “krejtësisht e njëanshme ndaj okupimit izraelit, e cila inkurajon këtë të fundit për të kryer dhunë të mëtëjshme dhe terrorizëm kundër popullit palestinez”.

Grupi i bëri thirrje KS-OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që të “rrisin përpjekjet për të mbajtur okupimin izraelit të përgjegjshëm për krimet e tij dhe për të mbështetur të drejtën e popullit palestinez për liri dhe pavarësi”.

Burime diplomatike në OKB theksuan për AA se projekt-rezoluta e SHBA-ve ka dënuar lëshimin e raketave në Izrael nga grupet e rezistencës në Gaza.

Dje vonë, megjithatë, Kuvajti, i cili aktualisht është anëtar i përhershëm i KS-OKB-së, bllokoi tekstin e draftit në formën e tanishme.

Tensionet janë rritur në territoret palestineze që nga dhjetori i kaluar, kur presidenti Trump paralajmëroi vendimin e tij për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

Më 14 maj, SHBA zhvendosi ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds, duke shkaktuar kundërshtime nga mbarë bota arabe dhe muslimane.

Që nga 30 marsi, të paktën 118 palestinezë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga armë zjarri ushtarake izraelite pranë gardhit kufitar Gaza-Izrael.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit