Në Bruksel mblidhet Këshilli NATO-Rusi

Mos i humb

 

Këshilli NATO-Rusi u mblodh në Bruksel në nivel të ambasadorëve për të diskutuar mbi çështjet si Ukraina, transparenca dhe aktivitetet ushtarake.

Sipas deklaratës së një zyrtarit të NATO-s për AA-në, pikat kryesore të rendit të ditës së takimit do të jenë Ukraina, Marrëveshja e Minskut dhe aktivitetet ushtarake.

Në kuadër të takimit pritet që NATO t’i bëjë thirrje Rusisë për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Minskut.

Zyrtari i NATO-s tha se të dyja palët do të përqendrohen në çështjet për transparencën dhe si t’i reduktojnë rreziqet, për shkak se kjo është e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

Mekanizmi i Këshillit NATO-Rusi, i themeluar në vitin 2002, u lejon palëve të shkëmbejnë pikëpamjet dhe të punojnë së bashku për çështje të përbashkëta të sigurisë. Por, pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Këshilli NATO-Rusi synon vetëm të mbajë kanalet e komunikimit mes palëve të hapura. Këshilli i mbledhur në nivel ambasadorësh nuk është në gjendje të mbajë gjallë bashkëpunimin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në mars si përgjigje ndaj helmimeve kimike në Mbretërinë e Bashkuar ndaj ish-agjentit rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij njoftoi anulimin e akreditimit për 7 diplomatë rusë dhe poashtu bëri të ditur se do të refuzonin edhe 3 akreditime të tjera të mbetura pezull.

Në anën tjetër ishte njoftuar se numri i personelit në misionin rus në NATO është ulur në 20 duke u zvogëluar me 10 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit