Haradinaj: Diplomatit amerikan ia bëmë të qartë se nuk e pranojmë ndryshimin e kufijve

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të tregojë se cilat porosi ua dha zëvendësndihmësi i sekretarit të ShBA-së, Mathew Palmer, në takimin me krerët e partive politike në vend, por ka theksuar se nuk ndryshon qëndrimet sa i përket marrëveshjes me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se nuk ka të drejtë të zbulojë detaje, por që ka deklaruar se ia ka bërë të qartë Palmerit se janë kundër një marrëveshje e cila bazohet në territore dhe kufij.

Mediat kishin raportuar se Palmer kishte kërkuar nga palët që në mënyrë të drejtpërdrejtë të përcaktohen se nga çfarë janë të gatshëm të heqin dorë për të arritur deri te njohja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i vendit është pyetur edhe rreth kërkesës për një seancë të jashtëzakonshme nga opozita për miratimin e një rezolute që ia ndalon presidentit të flasë për kufijtë, e për këtë ai ka thënë se më së miri është që të bëhet e qartë se çka bën dhe çka nuk bën sa i përket dialogut.

Haradinaj ka thënë se është mirë të votohet rezoluta, mirëpo, sipas tij, edhe rezolutat e mëhershme e kanë potencuar se askush nuk ka të drejtë të flasë për kufijtë dhe për territorin.

Këto komente Haradinaj i bëri në një konferencë për media, të cilën e mbajti pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit