Haradinaj: Nëse Serbia e ka “merak” taksën, ne e kemi njohjen

Mos i humb

“Kosova nuk do të heqë dorë nga taksa, derisa Serbia ta njoh pavarësinë e shtetit”.

Kështu thotë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pavarësisht presioneve për ta larguar taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Haradinaj tha se lidershipi kosovar, ka qenë i zbutur gjithmonë.

“Lidershipi ynë për një kohë e kanë zbutë tepër dhe për këtë është rezultat se ata presin nga ne të zbutemi ende duhet Kosovë të thotë saktë nuk ikim nga e drejta jonë. Nuk kemi ikur asnjëherë nga e drejta ynë dhe nuk do ikim as tash”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit shtoi se Kosova është një e katërta e tregut të Serbisë, dhe sipas tij nëse taksa është e rëndë për ta edhe Kosova duhet ta ketë njohjen që e kërkon.

“Në jemi 1/4 e tregut të Serbisë, Serbia për tregun që ka 6 milionësh ndërton infrastrukturë harxhon për atë treg për tregun tonë 2 milionësh asnjëherë nuk e shtinë, me taksa të juaja mahet ky treg pa e shti asnjë cent ka 2 milionë njerëz konsumatorë është 1 miliard, sikur të ishte kështu nuk do bëhej gjithë ky kiamet. Pasi për ta qenka kaq kiamet taksa edhe na e kem njohjen, nuk e heq Kosova taksën pa njohje”, pohoi Haradinaj.

Ai tha se Kosova nuk do heq dorë nga e drejta e saj pa reflektuar edhe pala tjetër me njohje.

“Veç të rrimë bashkë deri kur duhet nuk ka nga me shku, është 1/4 e tregut të tyre, e vetmja herë që janë ngrit në këmbë të gjithë dhe po thonë hekne e po thonë shkrijeni borën, por kjo duhet nga dy anët”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve Skender (Murat) Rexhepi dhe Fitim (Islam) Duraku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit