Haradinaj për Gjykatën Speciale: Gati ishte kryer konferenca pa këtë pyetje

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë konferencës për mediat, ndoshta jo me aq shumë dëshirë, por është deklaruar edhe për Ligjin për Gjykatën Speciale pas pyetjes së gazetarit.

Kryeministër, tani mbetet çështja e Gjykatës Speciale në Qeveri. Kur mendoni që do të dërgohet në Kuvend dhe cilat janë pritjet?

Duke u përgjigjur në këtë pyetje të gazetarëve, kryeministri pak me dozë humori tha se gati ke kah kryhet konferenca pa këtë pyetje.

“Gati ke kah kryhet konferenca pa këtë pyetje. Ajo ka ardhë në qeveri, është në procedurë të zakonshme, nuk kam ndonjë përgjigje, kurdo që procedura e sjell në rend dite në e caktojmë”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit