Haradinaj pranon që reforma në Administratë Publike është proces kompleksues

Mos i humb

Ministria e Administratës Publike ka mbajtur takimin e rregullt ndërministrorë për Reformën e Administratës Publike. Në këtë mbledhje ka marr pjesë edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ministra dhe zyrtarë tjerë shtetëror .

Me këtë rast Haradinaj tha se procesi i reformës së administratës publike është një proces kompleks mirëpo sipas tij, me punë e përkushtim do të arrijnë ta përfundojnë sa më shpejt.

“Reforma e kërkon rolin dhe efektin e secilin prej nesh pra është një proces i madhe kompleks por më vjen mirë që edhe ministri edhe ne të tjerët kemi fillu me definu se çfarë përmban reforma”.

“E dimë që do të jetë sfiduese pikërisht pakoja ligjore e ligjeve definitivisht normojnë ekzistencën tonë  përfshirë këtu edhe aspektin buxhetor nivelizimin. Jemi të vetëdijshëm se është punë komplekse, por edhe jemi serioz që të përmbyllet ky proces”.

Ndërsa ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, teksa prezantoi punën e ministrisë që ai drejton në këtë aspekt tha se ky vit do të jetë vit i hapave të mëdhenj sa i përket reformës së administratës publike.

“Raporti për vendin është publikuar dhe njeh procesin e arritur në administratën publike. Kordinimi ndërinstitucional për aktivitete që kanë të bëjnë me reformën e administratës publike. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj të  mbeten të përkushtuara për të gjitha reformat që kanë të bëjnë me administratën publike”.

“Këto reforma politike dhe ekonomike ndihmojnë vendin tonë në fuqizimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë. Ky vit do të jetë një vit i hapave të mëdhenj në hapat e reformës të administratës publike”.

Kurse Kordinatori për reforma shtetërore, Besnik Tahiri tha se do të ishte mirë që i gjithë procesi i diskutimeve të përfundojë në maj ndërsa të paraqitet në Qeveri në 10-vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Si çështje të rëndësishme në reformën në administratë Tahiri përmend nivelizimin e pagave në sektorin publik./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit