Haradinaj takohet me Eiden, flasin për situatën në Kosovë

Mos i humb

Kryeministrti Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të OKB-së, Kai Eide.

Haradinaj ka bërë të ditur se ka diskutuar me Eide lidhur me aktualitetin politik në vend dhe të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

“Kënaqësi të prisja sot në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide. Me diplomatin e shquar, shkëmbyem pikëpamje rreth situatës në vend e rajon, dhe biseduam për të ardhmen euro-atlantike të vendit tonë. Si mik të Kosovës e falënderova për mbështetjen e tij dhënë të drejtës sonë në tavolinat diplomatike deri në pavarësinë e plotë të Kosovës” ka shkruar Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit