Hashim Thaçi dikur paralajmëronte ndëshkimin e Ibrahim Rugovës, sot i thurr lavde!

Mos i humb

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe tek varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Homazhet janë bërë me rastin e 13 vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik, Rugova.

Në ndërkohë Thaçi ka thënë se sot shënohet 13 vjetori i vdekjes së presidentit Rugova të cilin e quajti, arkitekt të pluralizmit politik në Kosovë..

“Sot shënohet 13 vjetori i vdekjes së presidentit Rugova, i cili ishte arkitekt i pluralizmit politik në Kosovë, i dialogut, negociatave, marrëveshjeve të brendshme por edhe në rrafshin ndërkombëtarë. I angazhimeve unifikuese, përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës. Prandaj sot jam këtu me nderimet më të larta shtetërore si presidenti i vendit dhe si bashkëpunëtorët i tij”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka zgjedhur të mos përgjigjet lidhur me tema të tjera që ndërlidhen me vendin.

Mirëpo, në të kaluarën, Hashim Thaçi kishte mendim të kundërt në raport me Ibrahim Rugovën.

Por, dikur, ish-lideri i UÇK-së, Hashim Thaçi, e cilësonte krejtësisht me fjalë tjera presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Më 16 maj të vitit 1998, përmes një marrëveshjeje të arritur nga SHBA-ja, presidenti Rugova ishte dërguar në Beograd për të takuar kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, Pas këtij takimi, Thaçi kishte lëshuar një deklaratë për media, duke e gjykuar ashpër këtë takim, duke thënë se takimi, “vullnetar apo i imponuar, po e shkatërron seriozisht kauzën kombëtare”.

“Udhëtimi i Rugovës në Beograd dhe shtrëngimi i duarve me kreun e kriminelëve Millosheviq është sulm direkt kundër luftës së popullit të Kosovës, kundër NATO-s, kundër SHBA-ve dhe kundër Grupit të Kontaktit”, pati deklaruar Thaçi në cilësinë e liderit të UÇK-së.

Ai kishte paralajmëruar se “veprime të tilla anti-kombëtare të zoti Rugovës do të dënohen ashpër”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit