Haxhiu: Zyrtarët punojnë në më shumë se dy apo tre vende pune

Mos i humb

Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, ka thënë se pret që qeveria të realizojë të gjitha zotimet e marra nga takimet ndërkombëtare.

Haxhiu gjatë konferencës rajonale kundër korrupsionit, ka shprehur shqetësim për vendet e punës së zyrtarëve, të cilët punojnë në më shume se dy apo tre vende të punës.

“Pres nga qeveria të realizojë të gjitha zotimet e marra nga takimet ndërkombëtare. Në emër të komisionit kërkoj nga agjencia të vazhdojë punën kundër korrupsionit. Me miratimin e Ligjit për parandalimin e konflikti të interesit, e vetmja çështje që nuk është trajtuar është vendi i punës për zyrtarët publik. Kemi zyrtarë që mbajnë një, dy apo tre vende pune”, ka thënë ajo.

Sipas saj, problematikë tjetër është mungesa e informacioneve për pasurinë jashtë vendit të zyrtareve të lartë.

“Një problem qe e ka Kosova dhe mbetet ende i pa adresuar është mos pasja e informacioneve për pasurinë e zyrtareve të lartë jashtë vendit, pra jashtë Kosovës. Ka shumë zyrtarë të Kosovës që të paktën mendohet se kanë pasuri jashtë vendit por që si mungesë e bashkëpunimit të agjencive simotra nuk kemi informacion”, ka thënë Haxhiu.

Agjencia Kundër Korrupsionit sot ka hapur punimet e konferencës rajonale kundër korrupsionit, konferencë kjo dyditore, ku po marrin pjesë drejtues të institucioneve relevante nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Turqia, përfaqësues nga organizatat të specializuara ndërqeveritare në nivel rajonal dhe më gjerë (UNDOC, OECD, UNDP), ekspertë ndërkombëtarë nga sfera e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore për rend dhe ligj, dhe të organizatave të shoqërisë civile./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit