Haziri: Ne nuk do të japim territor, por do ta marrim Luginën

Mos i humb

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, u shpreh i bindur që Kosova nuk është e interesuar të jap territorin e saj, por përkundrazi ajo është e interesuar që ta marrë Kosovën Juglindore.

Sipas tij, shqiptarët e Luginës kanë të drejtë të jenë pjesë e territorit të Kosovës dhe kjo e drejtë nuk i’u duhet mohuar.

“Nuk kem të drejtë me i injoruar të drejtat e shqiptareve në juglindje të Kosovës, neve na kanë akuzuar në ish-Jugosllavi për cenim të territorit vetëm nëse e ki pas në mend me ndryshuar territorin. Ne nuk jemi të interesuar të japim territor por jemi të interesuar ta marrim Luginën”, u shpreh Haziri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit