Helmimi me Novichok, SHBA sanksione të reja Rusisë

Mos i humb

 

Shtetet e Bashkuara do t’i vënë sanksione të reja Rusisë, pasi është dalë në përfundimin se Moska ka përdorur agjent nervor kundër një ish spiuni rus dhe të bijës së tij në Britani.

 Departamenti Amerikan i Shtetit tha se me këtë veprim Rusia ka përdorur armët kimike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe e bija, Yulia, ishin helmuar me ‘Novichok’, një agjent nervor, në muajin mars në qytetin Salisbury në Britaninë e Madhe.

Britania e ka akuzuar Rusinë se qëndron prapa sulmit, gjë të cilën Kremlini e mohon me forcë. Që nga sulmi i marsit, dy shtetas të tjerë britanikë, që nuk kanë lidhje me Rusinë, janë helmuar nga e njëjta substancë. Zëdhënësja e Departamentit të shtetit, Heather Nauert, tha se “Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se sipas Aktit të vitit 1991 për Kontrollin e Armëve Kimike dhe Biologjike, qeveria e Federatës Ruse ka përdorur armë kimike apo biologjike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar ose ka përdorur armë kimike apo biologjike kundër shtetasve të saj”.

Ajo tha se sanksionet do të hyjnë në fuqi me ose rreth 22 gushtit. Sanksionet do të strukturoren në dy pjesë, me ndikimin më të madh nga sanksionet fillestare që pritet të përfshijnë ndalimin e dhënies së licencave për eksportin e mallrave të ndjeshme kombëtare të sigurisë në Rusi, njoftoi NBC, duke cituar një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit