Kryeministri Vuçeviç paraqet qeverinë e re

Mos i humb

Kryeministri serb, Milos Vuçeviç paraqiti sot përbërjen e qeverisë së tij të re, një ekzekutiv i përbërë nga një e treta me emra të rinj, të cilët nuk kanë qenë në qeverinë e fundit të Ana Brnabiçit.

Marko Gjuriç, më parë ambasador në SHBA, mori postin e ministrit të Punëve të Jashtme duke zëvendësuar Ivica Daçiçin, i cili kalon në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në postin e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit sekret, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023, mes tjerash edhe për shkak të lidhjeve me Rusinë, sipas REL.

Sinisha Mali mbetet në krye të Financave.

Bratislav Gasiç, kreu i shërbimit sekret (BIA) emërohet në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërkohë që Nikola Selakoviç kalon nga Ministria e Punës tek ajo e Kulturës.

Jelena Begoviç dhe Dubravka Djedovic Handanovic ruajnë pozicionet e tyre në Ministrinë e Shkencave dhe Zhvillimt Teknologjik si edhe në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave.

Qeveria përbëhet kështu me tetë emra të rinj dhe 10 gra me poste qeveritare.

Kryeministri në detyrë Vuçeviç, i cili është lider i Partisë Progresive Serbe (SNS, konservatore), forca e shumicës së kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe që fitoi kryesisht zgjedhjet e 17 dhjetorit të kaluar, do të mbajë nesër fjalimin programatik në parlament me kërkesën për besim për qeverinë e tij të re.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit