Historia e gjyqeve të rivalit të Lulzim Berishës/ Endrit Doklen e refuzoi edhe Kushtetuesja, por e liroi gjykata e Krujës

Mos i humb

Francë, vazhdojnë protestat e “jelekëve të verdhë”

Në javën e 67-të kanë vazhduar protestat e "jelekëve të verdhë" në të cilat protestohet kundër politikave të qeverisë së presidentit Emmanuel...

Trump për vizitë në Indi: SHBA bashkëpunon me Pakistanin kundër terrorizmit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, deklaroi se administrata e tij në mënyrë "shumë pozitive" bashkëpunon me autoritetet...

Kurti: Taksa 100 për qind ndaj Serbisë do të hiqet më 15 mars

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të heqë tarifën...

Rriten me 13% kërkesat për azil në Bashkimin Europian

Agjencia Eropiane për Mbështetjen e Azilit (EASO), njoftoi se kërkesat për azil në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) u rritën...

Këtë të martë është liruar Endrit Dokle, i moshës 36 vjeç. Lajmi bëhet me dije nga burime zyrtare pranë organit qëndror të akuzës dhe pranë prokruroisë së Krujës.

Siç bëhet me dije ka patur debate të ashpra mes Prokurorisë dhe Gjykatës, por gjykata ka vendosur ta lirojë pasi sipas gjykatës Endrit Dokle ka vuajtur 25 vite burgim, është sjellë mirë si edhe vuan nga probleme shëndetësore.

I dënuari i përjetshëm Endrit Dokle sipas gjykatës së Krujes për pesë vitet e ardhshme duhet të qëndrojë në provë nën detyrimin që nuk duhet të shoqërohet me persona problematikë, dhe nuk duhet të mbajë armë me vete. Ky verdikt u shpall nga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha që hedh poshtë burgimin kapital për atë që gjatë një procesi gjyqësor pranë krimeve të rënda u konsiderua si rivali i Lulzim Berishës.

Të dy ata i ndoqën vargun e akuzave të prokurorisë nga i njëjti kafaz, ndërkohë që kundër tyre doli Adriatik Çoli, i vetm dëshmitar i drejtësisë që deri më tani futi përgjatë gjashtë viteve në telashe serioze me ligjin 16 të akuzuar që u konsideruan si banda e Durrësit. Edhe Endrit Dokle u shpall fajtor për krijim të organizatës kriminale, vrasjen e Dritan Dishës, vrasjen e Erjon Lames, atentatin e dështuar në katër raste kundër Lulzim Berishës, vrasjen e Avini Gashit, rrëmbim dhe pengmarrje.
Procesi i cili zgjati pothuajse gjashtë vite solli në gjykatë 194 dëshmitarë.

Në total gjykata shpalli katër burgime të përjetshme të cilat u shkërmoqën nga njëra gjykatë në tjetrën, si edhe 255 vite burgim në total për pjesëtarët e grupit. Por ndryshe nga të tjerët kuksiani mori edhe një dënim tjetër prej 18 vitesh pasi ra në rrjetën e përgjimeve teksa drejtonte trafikun e drogës nga paraburgimi 313.

Që prej arrestimit të kryer në 2006 , Endrit Dokle i provoi të tëra shkallët e gjyqësorit madje edhe Kushtetuesen por tek të gjitha humbi, përjashto gjykatën e Krujës që është gjykata që mbulon juridiksionin e burgut ku ai mbahet.

Pas lirimit të tij reagoi prokuroria që deklaroi se do ta apeloje vendimin, i cili ngjan me shumë vendime të tjera që kanë hapur dyert e burgjeve për persona që dikur konsideroheshin të rrezikshëm.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

A Është e Dëmshme Kërcitja e Kockave

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit.

Fërgesë e Ngrohtë me Gjizë e Hudhra

Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare. E gatuar në mënyra të ndryshme në...

Omëletë e bardhë e shpejtë me dy lloje djathërash: Kafjall i përsosur i cili ju shkrihet në gojë!

Fjala është për omëletën e shpejtë nga të bardhët e vezëve, përgatitja e së cilës zgjat afro dhjetë minuta

Huawei ka prezantuar P40 Lite në heshtje dhe fshehtësi

Huawei do të prezantojë serinë e saj të re P40 në Paris më 26 mars. Sidoqoftë, Huawei po sjell tashmë P40 Lite...

“Përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por bashkësisë ndërkombëtare”

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë porositi se përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por tërë bashkësisë ndërkombëtare...