Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se do të shpërfillin vendimet e Qeverisë Haradinaj, të periudhës pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Hoti i quajti joligjore emërimet e udhëheqësve të institucioneve publike, duke veçuar Universitetin e Ferizajit.
Postimi i plotë:
Emerimet e udheheqesve te institucioneve publike (universiteteve, ndermarrjeve publike, agjencive etj.) gjate kesaj periudhe, kur qeveria eshte vetem ‘kujdestare’ derisa te zgjedhet qeveria e re, jane jo ligjore dhe nuk do te perfillet nga qeveria e ardhshme e udhehequr nga LDK-ja.
Çdo vendim i tille, sic ka ndodhur sot ne Universitetin e Ferizajit, do te anulohet.