I biri i Ukshin Hotit: Dua të di ku e kam babin

Mos i humb

Siç duket i mërzitur me premtimet koti të krerëve institucional se do të zbardhet fati i personave të pagjetur, deputeti i PDK-së Andin Hoti, ka bërë thirrje qëpërfundimisht në dialogun me Serbinë në nivel presidentësh ndër pikat e para të jetë në tavolinë kjo plagë që po lëngon nga paslufta.

“Kërkoj nga presidenti, nga kryeministri, nga Kuvendi, që ta fusin këtë pikë në bisedimet me Serbinë dhe të jetë njëra nga pikat e para që diskutohet në nivelin e lartë, në nivel presidentësh. Të nderuar udhëheqës, unë dua ta di ku e kam babin, familjet duan të dinë ku i kanë më të dashurit e tyre, kjo nuk guxon të kalojë nën heshtje, dhe nuk e lejoj të kalojë në heshtje, pa këtë nuk e ka kuptim asnjë marrëveshje që do të bëhet me Serbinë”, tha Hoti në seancën plenare të Kuvendit.

I biri i Ukshin Hotit tha më tej se një konsensus me Serbinë do të duhej të pranohej vetëm kur “Serbia të ia kthej Kosovës mbi 16 mijë jetë që i ka marrë”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit