Iran, rritet në 7.734 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Në Iran, 57 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 7.734.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit thuhet se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.282 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 148.950.

Ministria tha se 2.533 të infektuar janë në gjendje kritike dhe se 116.827 njerëz të cilët më parë ishin diagnostikuar me koronavirus janë shëruar.

Deri më tani, gjithsej 915.998 persona i janë nënshtruar testeve për COVID-19.

Së fundmi në Iran ka rifilluar një trend i rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve, të cilat kishin filluar të bien në mes të prillit. Ngritja e kurbës raportohet të jetë shkaktuar nga lehtësimi i masave dhe moszbatimi i rregullit të distancimit fizik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit