Irani: Deklaratat e Pompeos janë “jashtë logjikës”

Mos i humb

 

 

 Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif tha se deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo janë “jashtë logjikës” dhe “fjalë idiote që nuk janë të denja për t’iu përgjigjur”.

“Fjalët e Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo janë produkt imagjinar, jashtë logjikës dhe fjalë idiote që nuk janë të denja për t’iu përgjigjur. Politika e SHBA-së është nën presionin e grupeve nxitëse”, tha Zarif për televizionin shtetëtor të Iranit.

Ai tha se pa praninë e delegacionit të SHBA-ve kanë filluar bisedimet me (Rusinë, Kinën, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë) vendet palë të marrëveshjes bërthamore. Zarif pretendon se SHBA-ja në takimet e mëparshme ka paraqitur probleme duke prodhuar vazhdimisht arsyetime për mos zbatimin e marrëveshjes.

Zarif ka theksuar se tërheqja e SHBA-së do të reflektojë pozitivisht në takimet në lidhje me zbatueshmërinë e marrëveshjes.

Pompeo ka theksuar nevojën për një marrëveshje të re me Iranin duke propozuar kushtin prej 12 pikave që duhet të përfshihet në marrëveshje. SHBA kërcënon Iranin se në rast të mos përmbushjes së kushteve të përmendura, Irani do të ballafaqohet me sanksionet më të ashpra në histori.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit