Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Mos i humb

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në vend, por duke regjistruar një ngadalësim të shkallës së vdekjeve me këto të fundit të regjistruara krahasuar me ditët e kaluara.

Autoritetet shëndetësore të vendit po ashtu konfirmuan se numri i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar në 88.227,me një rritje prej 3,3 për qind po ashtu më të ulet krahasuar me ditët e kaluara, ndërsa numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 20.996.

Shefi i Departmentit të Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli, theksoi se që nga fillimi i shpërthimit të dhënat e sotme për herë të parë treguan një rënie në numrin e pacientëve që po trajtohen nën kujdes intensiv, i cili ra për 74.

“Kjo është një shenjë e rëndësishme për spitalet tona, qw më në fund mund të marrin një frymë më lehtësuese”, tha Borrelli në konferencën e tij të rregullt për media.

Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, i cili deri më tani numëron 8.656 viktima nga koronavirusi, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të viktimave në Itali.

Për t’iu përgjigjur shpërthimit të pandemisë, të mërkurën qeveria italiane zgjati bllokimin pothuajse të plotë, i cili ka vendosur një ndalim për shumicën e aktiviteteve të prodhimit dhe biznesin në Itali. Zgjatje u vendos për dy javë të tjera, deri në të paktën 13 prill. 

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se qeveria do të fillojë me zbutjen e masave vetëm kur shkencëtarët tëmiratojnë një veprim të tillë, por nuk dha një datë specifike.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA në të gjithë botën nga ky virus kanë humbur jetën mbi 62 mijë persona, ndërsa janë infektuar mbi 1.1 milionë. Po ashtu rreth 237 mijë persona janë shëruar nga virusi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit