Ivanov takohet me kryeministrin turk Yildirim

Mos i humb

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, sot në Ankara u prit nga kryeministri turk Binali Yıldırım, me ç’rast në Pallatin Çankaya u organizua një drekë pune.

Presidenti Ivanov me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

“Në takimet që do të realizohen gjatë vizitës, do të diskutohet për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera maqedonase-turke, ndërsa do të shqyrtohen hapat që duhet bashkërisht të ndërmerren për prosperitetin, paqen dhe zhvillimin e Ballkanit”, ka njoftuar më herët Presidenca e Republikës së Turqisë me rastin e vizitës së Presidentit Ivanov në këtë vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit