Ballina Bota Izraeli do të “japë me qira” drone ajrore për Gjermaninë

Izraeli do të “japë me qira” drone ajrore për Gjermaninë

38
0

 

Ligjbërësit gjermanë kanë miratuar një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh me Izraelin për “dhënien me qira” të droneve ajrore të ndërtuara nga Industria e Hapësirës Ajrore të Izraelit (IAI).

“Ky është një kontribut i madh për industrinë e sigurisë së Izraelit dhe ekonominë izraelite”, tha zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Deklarata përshkruan marrëveshjen si “një shprehje e partneritetit strategjik midis Gjermanisë dhe Izraelit, që dëshmon për potencialin e industrisë izraelite për të kontribuar në vende si Gjermania”.

Sipas raportimeve të medias izraelite, Gjermania do të marrë me qira drone të klasit Heron për një kohë të pacaktuar, në këmbim për rreth 720 milionë dollarë.

Ndërsa një shumë tjetër prej 180 milionë dollarë do të shkojë drejtpërdrejt në qeverinë izraelite për mirëmbajtjen e infrastrukturës së përdorur nga forca ajrore izraelite.

Sipas “The Jerusalem Post”, droni i klasit Heron është mjeti ajror më i avancuar i IAI-t, i aftë të qëndrojë në ajër për 40 orë në një kohë dhe që mban një ngarkesë maksimale prej rreth 1.000 kilogram.

Dronët e klasit Heron, të cilët mund të jenë të pajisura me raketa ajër-tokë, mund të përdoren për të dy misionet e zbulimit dhe luftimit, njoftoi gazeta izraelite.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here