“Izraeli ka shkatërruar infrastrukturën ushtarake të Iranit në Siri”

Mos i humb

 

 

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, deklaroi sot se e kanë shkatërruar “pothuajse të gjithë” infrastrukturën ushtarake të Iranit në Siri, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa në Lartësitë e Golanit të pushtuar.

Në fjalimin e tij në konferencën vjetore të sigurisë, që po mbahet në qytetin Herzliya, Lieberman u zotua se nëse Irani do të sulmojë Izraelin me “rrebesh shiu”, do të përballet me “përmbytje”.

“Irani u orvat të sulmojë Izraelin”, tha Liberman duke aluduar në sulmin raketor në Golan, mirëpo siç tha, asnjë raketë nuk ka rënë në tokën izraelite, për të shtuar se Izraeli nuk do të lejojë që Irani ta shndërrojë Sirinë në një bazë nga ku do të sulmonte Izraelin.

Më herët ushtria e Izraelit tha se forcat iraniane kanë shkrepur deri në 20 raketa nga Siria drejt bazave në Lartësitë e Golanit.

Më tej thuhet se të gjitha raketat e shkrepura janë neutralizuar në ajër nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit. Në deklaratë thuhet se nuk ka të vrarë apo të plagosur si pasojë e sulmit.

“Ushtria izraelite e vlerëson këtë si një ngjarje të rëndë dhe vazhdon të jetë e gatshme ndaj ndodhive të ndryshme”, qëndron në deklaratë.

Një zyrtar nga ushtria izraelite për AA deklaroi se në Lartësitë e Golanit po bien sirenat e alarmit. Ai nuk dha informacione në lidhje me arsyen e kësaj.

Paralelisht me këtë, ushtria e Izraelit në një deklaratë me shkrim tha se avionët luftarakë kanë goditur 50 caqe ushtarake të Forcave të Kudsit pranë Gardës Revolucionare të Iranit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria ruse e Mbrojtjes e cila tha se 28 avionë izraelit F-15 dhe F-16 kanë shkrepur 60 raketa mbi trupat iraniane dhe mbi sistemin raketor të tij në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit