Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza

Mos i humb

 

 

Avionët ushtarakë izraelitë të shtunën goditën dy tunelet nëntokësore në Rripin e Gazë, bënë të ditur ushtria izraelite.

Në një njoftim, ushtria tha se avionët ushtarakë kryen sulme ajrore në veri dhe jug të Gazës, duke shkatërruar dy tunele dhe disa vende ushtarake që i përkisnin grupit palestinez Hamas.

Ushtria tha se sulmet ndodhën pasi një breshëri me predha mortaje u shkrepën në Izraelin jugor nga territori palestinez.

Që nga protestat që filluan në muajin mars, më shumë se 130 persona janë vrarë, mijëra të tjerë të plagosur, nga ushtria izraelite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit