Izraeli planifikon ndërtimin e 7 mijë banesave të reja në Jerusalemin Lindor

Mos i humb

Autoritetet izraelite, pas vendimit të presidentit të SHBA-ve për Jerusalemin, planifikojnë ndërtimin e 7 mijë banesave të reja në vendbanimet hebreje në Jerusalemin Lindor, i cili ndodhet nën pushtim.

Gazeta izraelite “Maariv” ka transmetuar deklaratën e ministrit të Punëve Publike dhe të Strehimit Yoav Galant, i cili ka thënë se “Duke iu referuar vendimit historik të presidentit Trump, vendosa për ndërtimin e banesave të reja në Jerusalem”.

Sipas kësaj gazete kjo ministri planifikon të ndërtojë 14 mijë banesa të reja në gjithë Jerusalemin, 7 mijë prej të cilëve do të ndërtohen në Jerusalemin Lindor.

Në artikull thuhet se 5 mijë banesa të reja do të ndërtohen në vendbanimin hebrej Atarot në Jerusalemin Lindor, rreth 2 mijë në vendbanimin hebrej Pisgat Zeev të Jerusalemit Lindor dhe pjesa tjetër në rajonet e Jerusalemit Perëndimor.

Izraeli ka 131 vendbanime në Bregun Perëndimor 10 në Jerusalemin Lindor dhe 116 në Bregun Perëndimor.

Në vendbanimet e Bregut Perëndimor banojnë rreth gjysëm million kolonë apo ardhacak hebrenj kurse në Jerusalemin Lindor rreth 220 mijë. Më tej bëhet e ditur se Izraeli dëshiron që për një kohë të shkurtër të rrisë numrin e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor në 1 milion.

Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në vitin 1980 nuk e njeh shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet dhe aneksimin e Jerusalemit Lindor.

SHBA me vendimin e Trumpit u bë shteti i parë i cili e njohu Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit