Jemen, vriten 18 rebelë Huthi

Mos i humb

Sana

Të paktën 18 rebelë të armatosur Huthi janë vranë në provincën veriore Jemenit, Al-Jawf derisa tentuan të infiltrohen në një zonë ushtarake, (AA).

Gjithashtu një numër i madh i rebelëve u plagosën, bëri të ditur agjencia e lajmeve Saba, duke cituar një burim ushtarak.

Të shtunën, grupi rebel Huthi rrëzoi një avion luftarak Tornado që i përkiste koalicionit të udhëhequr saudit.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë shkatërruese ajrore që synon të kthejë territoret e pushtuara nga Huthit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit