Jemi nën llupën e BE-së

Mos i humb

 

 

Një delegacion i Komisionit Europian nesër do të arrijë në Kosovë për të vlerësuar nëse është përmbushur kriteri i fundit për liberalizim të vizave, përkatësisht luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pas kësaj vizite, muajin tjetër pritet të hartohet një raport (rekomandim) për heqjen ose jo të vizave me Bashkimin Evropian

Puna e bërë nga institucionet e Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave pritet të vlerësohet shumë shpejt nga mekanizmat e Bashkimit Evropian.

Kjo pasi që gjatë ditës së nesërme (3 maj) pritet që në Kosovë të vijë një delegacion i nivelit teknik i Komisionit Evropian, i cili do të pajiset me të dhëna mbi atë se sa është punuar në drejtim të përmbushjes së kriterit të fundit, luftës ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

Si rrjedhojë e kësaj, gjatë muajit qershor pritet që të hartohet një raport (rekomandim) për heqjen ose jo të vizave për Kosovën.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është shprehur i bindur se Kosova do ta marrë një vlerësim pozitiv sa i përket kësaj çështjeje, pasi sipas tij, është punuar dukshëm në këtë drejtim.

Njësoj ka pohuar edhe ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, e cila për “Zërin” ka vlerësuar se deri në fund të këtij viti qytetarët do të mundë të lëvizin lirshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit