Kaq miliona euro i fitoi Serbia nga Kosova para taksës 100%

Mos i humb

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.7 për qind në muajin tetor 2018, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 270.5 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 238.0 milionë Eurosh në vitin 2017.Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 12.4 për qind.

Në muajin tetor, kishte rritje në importin dhe eksportin e mallrave.“Eksporti i mallrave në muajin tetor 2018 kishte vlerën 38.3 milionë Euro, ndërsa importi 308.8 milionë Euro, që është një rritje prej 12.5% për eksport dhe 13.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017“, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga Agjencioni i Statistikave.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, ASK thotë se 41.5 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.3 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.2 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.0 për qind e përbëjnë produktet minerale; 6.6 për qind e përbëjnë produktet bimore; 4.4 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 3.7 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 2.7 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit