Këta deputetë vlerësohen si “pensionitët” e Kuvendit të Kosovës

 

 

Disa deputetë të legjislaturës aktuale vlerësohet se janë pasivë në ushtrimin e funksionit të tyre, të cilët asnjëherë deri më sot nuk kanë shtruar pyetje parlamentare. Ka shumë të tillë që nuk po marrin pjesë as në punimet e Kuvendit.

Nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës më shumë se gjysma e tyre, përkatësisht 66 ligjvënës, për gati një vit asnjëherë nuk i kanë shtruar pyetje parlamentare kabinetit qeveritar.

Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” monitoruesit e punës së Kuvendit, duke shtuar se është një numër shumë i madh i deputetëve që nuk po marrin pjesë as në punimet e institucionit ku janë zgjedhur me votat e qytetarëve.

Kuvendi i Kosovës tash e disa muaj po përballet me mungesë të kuorumit, në votimet e projektligjeve në rend të ditës, ndonëse në listat e pjesëmarrjes në seancë figuron emri i deputetëve, por që këta të fundit largohen nga salla pa përfunduar seanca.

Kjo papërgjegjësi e këtyre politikanëve ndodh derisa të njëjtit marrin paga mujore prej rreth 2000 euro, para këto që nuk i marrin as për një vit pensionistët kosovarë.

Më së shumti mungesa në seanca, siç i kanë thënë “Zërit”, ka deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi, i pasuar nga Gani Dreshaj i AAK-së, Teuta Rugova e LDK-së, si dhe Faton Topalli dhe Fisnik Ismaili të PSD-së./Zëri/