KFOR-i turk dhuron pajisje mjekësore për qendrën e shëndetit në Shtime

Mos i humb

Virologu këshilltar i Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen: Pandemia e Covid sapo ka filluar

Pandemia e koronavirusit sapo ka filluar, por vala e dytë mund të ketë karakteristika shumë të ndryshme nga e para.

Shqipëri : Janë regjistruar 3 vdekje dhe 71 raste të reja me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

3 persona kanë humbur jetën nga koronavirirus në vendin tonë. Përveç mjekut Hysni Shkajut, kanë humbur jetën dhe 2 persona të tjerë....

Vazhdon rritja e numrit të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 33.846 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur...

Itali: Rreziqet epidemike prezente, gabon kush mendon të kundërtën

Shoqata italiane e Sëmundjeve Infektive në Itali ka deklaruar se “Vala e dytë e pandemisë bëhet edhe më shumë e mundshme nëse...

Kryesia e delegacionit turk që vepron në kuadër të Misionit të Forcave Paqësore të Kosovës (KFOR), ka ndihmuar me pajisje mjekësore Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

Në ceremoninë e përurimit të projektit në qendrën e cila gjendet në fshatin Muzeqine të Shtimes, ambasadori turk në Prishtinë Çağrı Sakar tha për AA se ushtarët turq kontribuojnë në paqe dhe stabilitet në gjithë botën.

“Me projektin të cilin e përuruam sot, ushtarët tanë kontribuojnë në marrëdhëniet historike miqësore dhe vëllazërore midis Turqisë dhe Kosovës”, tha Sakar.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, tha se komuna në fjalë ka një bashkëpunim të mrekullueshëm me ushtarët turq në Kosovë, duke shtuar ata u kanë ofruar mbështetje në shumë fusha.

“Ne si qeveri komunale, po mundohemi që përmes këtyre projekteve të ngrisim bashkëpunimin, por edhe cilësinë dhe jetën për qytetarët e komunës sonë”, tha Jakupi.

Ndërkaq, drejtoresha e qendrës, Mirdite Qeriqi-Hajdari, tha se falë ndihmave të ushtrisë turke, fshatarëve për herë të parë do t’u ofrohen shërbime laboratorike, me çka nuk do të detyrohen të shkojnë në qendrën e qytetit.

Në kuadër të projektit u dhuruan aparat për EKG, serilizator, njësi dentare, set me otoskop/oftalmaskop, aparat klasik për matjen e tensionit të gjakut, oksimetër i pulsit, nebulizator, tabelë për shikueshmëri, sistem i mbyllur për analiza të gjakut, aparat për parametra hemografikë, aparat për analiza të urinës, centrifugë, frigorifer për ngrirje të thellë, shtrat për kontroll, dollap lëvizës për fashim, si dhe pajisje të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri.

Gjermania regjistron 4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 219 raste të reja

Katër persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit. Po ashtu mësohet...

Rusia ka regjistruar 6611 raste të reja të infeksionit

Në 24 orët e kaluara, Rusia ka regjistruar 6.611 raste të reja të koronavirusit. Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm...

Bardh Spahia pyetje të hapur kryeministrit Rama: Na trego

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria Rama nuk ka asnjë strategji për të vënë nën...

CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës....