Kina reagon ndaj SHBA-së lidhur me “kërcënimin e sigurisë”

Mos i humb

Pekini zyrtar ka reaguar ndaj deklaratës së Qeverisë së SHBA-së lidhur me perceptimin ku e konsideron Kinën dhe Rusinë si burim kërcënimi për sigurinë e saj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang në një konferencë për media tha se “As nuk është e nevojshme që të flitet se SHBA është superfuqia numër një në botë për fuqinë e saj ushtarake”.

“Nëse edhe SHBA percepton kërcënime të sigurisë nga të katër anët, çfarë do të ndodhë me vendet e tjera? Atëherë vendet e tjera duhet t’i ndiejnë këto kërcënime në derën e shtëpive të tyre. Në këtë rast, si do ti kalojmë ditët tona? Nuk e di se nga vjen kjo ndjenjë e fortë e pasigurisë së SHBA-ve, por për këtë dua të theksoj se nuk ka siguri të saktë në botë”, thekson Shuang.

Ai i bëri thirrje Qeverisë së SHBA-së që “sigurinë e saj të mos e ndërtojë mbi rrezikun e vendeve të tjera”.

“Ne shpresojmë që SHBA marrëdhëniet me vendet e tjera të mëdha të mos i ndërtojë nëpërmjet perceptimeve të sigurisë por të bëjë përpjekje të përbashkëta që duke u bazuar mbi bashkëpunimin e të punojnë së bashku me Kinën, Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar për paqen dhe stabilitetin e botës”, tha Shuang.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-ve (DNI) Daniel Coats, në një prezantim të bërë në Komitetin e inteligjencës së Senatit amerikan ka përmendur Kinën dhe Rusinë duke vënë theksin se përballeshin me probleme si çështja bërhtamore e Iranit dhe Koresë së Veriut, probleme të sigurisë kibernetike, agjentët dhe armatimit hapësinor./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit