Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të braktis edhe një bazë në Irak

Mos i humb

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër grupit terrorist DEASH sot dorëzoi një tjetër bazë ushtarake te forcat irakiane, e vendosur në perëndim të kryeqytetit Bagdad, sipas një burimi ushtarak.

Forcat e Koalicionit gjatë disa javëve të fundit deri më tani janë tërhequr nga gjashtë baza ushtarake në Irak.

Burimi ushtarak, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se: “Forcat e Koalicionit të martën në mëngjes u tërhoqën nga baza ushtarake në zonën Abu Gharib”.

Më tej theksohet se forcat e Koalicionit ia dorëzuan bazën ushtrisë Irakiane.

SHBA-të ndërmorën një koalicion në vitin 2014 me qëllimin e deklaruar për të luftuar grupin terrorist DEASH.

Javët e fundit, disa baza ushtarake që strehojnë forcat e koalicionit në Irak u sulmuan nga grupet irakiane. Megjithatë, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Sulmet u rritën pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qasim Soleimani në Irak më 3 janar.

Zyrtarët e SHBA-ve theksojnë se tërheqja nga bazat ushtarake në Irak është si përgjigje e shpërthimit të koronavirusit në vend dhe për të rizhvendosur trupat ndërkombëtare në mbrojtjen e tyre nga sulmet e mundshme nga grupet e lidhura me Iranin në Irak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit