Kolonët hebrenjë sulmojnë nxënësit dhe mësimdhënësit palestinezë

Mos i humb

Kolonët hebrenjë sot në mëngjes kanë sulmuar shkollat palestineze në Bregun Perëndimor, që është nën pushtimin izraelit, duke sulmuar nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ghassan Daghlas, nëpunës i Autoritetet Palestinez përgjegjës për ndjekjen e ekspansionit të vendbanimeve izraelite në veri të Bregut Perënidmor, për AA tha se rreth 15 kolonë hebrenjë sulmuan shkollën Burin në qytetin Nablus. Me këtë rast sulmuan nxënësit dhe dëmtuan automjetet e mësimdhënësve.

Ai shtoi se incidenti solli deri te përleshja mes nxënësve palestinezë dhe kolonëve, pas çka intervenoi ushtria izraelite.

Sipas tij, ushtarët izraelitë përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë nxënësit dhe mësimdhënësit palestinezë.

Rreth 40.000 kolonë hebrenjë jetojnë afër qytetit palestinez Nablus në 39 vendbanime nga të cilat kohë pas kohe kryejnë sulme mbi palestinezët dhe pronën e tyre, theksoi Daghlas./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit