Kolumbi, qeveria dhe FARC do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së paqes

Mos i humb

Krerët e qeverisë së Kolumbisë dhe ata të levizjes së çarmatosur revolucionare FARC do të takohen në Cartagena për të diskutuar rreth të ardhmes së vendit.

Gazeta kolumbiane “El Tiempo“ raporton se takimi do të mbahet të enjten, ku tema kryesore do të jetë zbatimi i marrëveshjes së arritur të paqes.

Në takim do të marrin pjesë delegacioni shtetëror i kryesuar nga Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos dhe udhëheqësit e FARC-ut Ivan Marquez, Pastor Alape, Jesus Santrich dhe Victoria Sandino.

Në cilësinë e monitoruesit ndërkombëtar të bisedimeve i pranishëm do të jetë ish presidenti i Uruguajit Jose Mujica dhe ish kryeministri spanjoll Felipe Gonzales.

Qeveria e Kolumbisë dhe udhëheqësit e FARC-ut (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në gusht të vitit 2016 nënshkruan marrëveshjen e paqes, me çka i dhanë fund përleshjeve pesë dekadashe në të cilat jetën e humbën disa qindra mijëra njerëz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit