Konsumoni menjëherë këto ushqime nëse vuani nga anemia dhe keni mungesë zinku!

Mos i humb

Nëse zinku është me tepricë, mund të ndikojë negativisht në metabolizmin tonë, por nëse ai mungon, bën që më vonë të vuash nga anemia, të kesh diarre, të vjella por edhe probleme me riprodhimin.

Me pak fjalë, zinku është shumë i domosdoshëm për mirë funksionimin e trupit tonë. Ai është prezent në strukturën e dyqind enzimave dhe të shumë proteinave, të cilat janë thelbësore për funksionimin e organizmit, por edhe të disa hormoneve.

Përmbajtja totale e zinkut në trupin e njeriut varion midis 1.4 dhe 3 gram dhe është e shpërndarë në të gjitha indet e trupit të njeriut, me përqendrim më të madh në muskujt e strijuar (60%), kockave (30%) dhe lëkurës (4 -6%).

Por, për të mos krijuar mungesë zinku në trup, duhet të konsumojmë ushqime që e përmbajnë me tepri atë. Ne, po ju tregojmë disa prej tyre:

-Peshqit dhe frutat e detit, sidomos gaforret (të pasur me fosfor, selen, kalium dhe natrium), duhen konsumuar të freskëta dhe të gatuhen për pak minuta, në mënyrë që të mos i ndryshohen vetitë ushqyese.

-Djathi: duhet të konsumohet me moderim, por është një burim i mirë i proteinave, vitaminave, yndyrnave dhe mineraleve të tjera. Gjithashtu, ka një vlerë të lartë ushqyese.

-Gruri: përveç zinkut përmban sasi të mëdha të proteinave, lipideve, vitaminave, fosfor, kalium dhe kalcium. Në grurë janë të pranishme gjithashtu fibra, që ngadalësojnë thithjen e karbohidrateve dhe sheqer, duke e zvogëluar formimin e lipideve

– Arrat: të konsumosh 3 ose 4 në ditë, do të thotë që e ke furnizuar mirë trupin me zink dhe me oligoelementë të tjerë.

– Thjerrëzat: janë të pasura me fibra, minerale, vitamina, antioksidantë dhe ndihmojnë kujtesën, sistemin nervor dhe janë një antidepresant natyror.

– Veza: Në mënyrë të veçantë, e verdha e vezës është një burim i vlefshëm i zinkut, fosforit, hekurit dhe vitaminave A, B1, D dhe E. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit