Kosovarët po paguajnë më shumë se 5 euro në “Rrugën e Kombit”

Mos i humb

Në hyrje të tunelit të Kalimashit, sot ka filluar pagesa e tarifës për qarkullimin nëpër “Rrugën e Kombit”.

Reporterja e KTV-së njofton nga Kalimashi se tani për çdo gjë po shkon sipas parashikimit: Shoferët paguajnë tarifën e caktuar më parë nga Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me koncesionarin e mirëmbajtjes së autostradës.

Te Tuneli ende nuk kanë arritur protestues nga Kukësi të cilët kanë paralajmëruar kundërshtimin me protesta të tarifës për këtë autostradë për qytetarët e rrethinës.

Çmimi i pagesës për një veturë në sportelet para hyrjes në tunel është caktuar të jetë 5 euro.

Por një lexues e ka dërguar edhe kuponin e pagesës në Koha.net në të cilën shihet se pagesa është 660 lekë, që bëjnë 5.21 euro.

Për banorët e Kukësit, tarifa është 100 lekë, më pak se 1 euro.

Megjithatë, forcat e mëdha policore janë të vendosura në afërsi të sporteleve.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit