Krerët e BE-së pas samitit pa marrëveshje vendosën të takohen sërish nesër

Mos i humb

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) vendosën të takohen nesër, pasi nuk arritën një marrëveshje në bisedimet 18-orëshe për të zgjedhur krerët e institucioneve kryesore të Unionit.

Preben Aamann, zëdhënësi i presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk, në një mesazh nga llogaria e tij në Twitter ka njoftuar se liderët i kanë dhënë një pauzë samitit dhe se do të mblidhen sërish nesër në ora 11:00 sipas kohës lokale.

Samiti i liderëve të BE-së filloi mbrëmë dhe pas një pauze ata vazhduan gjatë gjithë natës bisedimet dypalëshe. Po ashtu liderët më pas u takuan së bashku në formatin e një mëngjesi të shtruar për liderët.

Liderët pasi u mblodhën mbrëmë u takuan për herë të tretë dhe zhvilluan afro 18 orë bisedimesh për caktimin e emrave në pozicionet e rëndësishme udhëheqëse si kreun për Komisionin Evropian, Këshillit të BE-së, Parlamentit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Liderët me këto bisedime kanë zhvilluar samitin më të gjatë të kohëve të fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit