Turqi, burg përjetë 4 të akuzuarve në rastin “Ergenekon”

Mos i humb

Gjykata turke dënoi me burgim të përjetshëm 4 të akuzuarit për shkelje të Kushtetutës në një rast gjyqësor i njohur si “Ergenekon”.

Gjykata e katërt Penale në Stamboll sot dënoi me burgim të përjetshëm të akuzuarit Osman Yildirim, Erhan Timuroglua dhe Ismail Sagir ndërsa për Alparslan Arslan u dha dënimi i përjetshëm me burgim të rëndë.

Në të njëjtën kohë, gjykata liroi të gjithë të akuzuarit për akuzën për formimin, udhëheqjen, ndihmën dhe anëtarësimin në një grup të armatosur. Ky vendim u shpall për shkak të mungesës së provave të lidhjes me organizatën terroriste “Ergenekon”.

Hetimet fillestare për komplotin e grupit “Ergenekon” datojnë nga viti 2007 ndërsa në vitin 2013 janë nisur gjykimet për udhëheqës të shumtë ushtarakë, politikanë, intelektualë dhe gazetarë.

Në vitin 2014, gjykata turke e shpalli “Ergenekon” një “organizatë terroriste të armatosur”.

Forcat e armatosura dhe gjeneralët në krye për dekada të tëra janë konsideruar mbrojtës të rendit laik në Turqi dhe kanë arritur të përmbysin dy qeveri të zgjedhura që nga viti 1960, ndërsa në vitin 1997 detyruan të dorhiqet qeveria e Necmetin Erbakanit. Kjo është një krijesë “mitike”, e cila deri në ardhjen në pushtet të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partisë AK) dhe liderit të saj Recep Tayyip Erdogan ka patur rol të madh në vend dhe ishte rrezik për çdo qeveri që kundërshtonte dhe nuk ndiqte idetë e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit