Kryeministri libian: Operacionet do të vazhdojnë deri në pastrimin e të gjitha rajoneve

Mos i humb

Në një deklaratë me shkrim në cilësi të kryekomandantit të Ushtrisë së Libisë, Sarraj tha se rimarrja e bazës nuk do të thotë përfundim i luftës dhe shtoi se tashmë janë afruar një hap më shumë drejt fitores.

Ai tha se operacionet do të vazhdojnë deri në pastrimin e të gjitha qyteteve dhe rajoneve në emër të shtetit civil dhe demokracisë.

Ndërkohë, shefi i shtatmadhorisë libiane, Muhammed al-Sherif, tha se operacioni i radhës do të jetë për zonën jugore të Tripolit dhe qytetin Tarhuna. Ai tha se përgatitjet për këtë qëllim janë duke vazhduar.

Ndryshe, Ushtria e Libisë sot njoftoi rimarrjen nën kontroll të bazës ushtarake Watiya, e cila ishte e pushtuar nga forcat e Haftarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit