Kurz: Austria do ta mbështesë çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, edhe shkëmbimin e territoreve

Mos i humb

Kancelari austriak, Sebastian Kurz është takuar sot me presidentin e  Kosovës vendit, Hashim Thaçi, me të cilin kanë diskutuar për shumë tema, me theks temën e dialogut Kosovë-Serbi.

Kurz, ka kujtuar se Austria është kryesuese e Bashkimit Europian, derisa ka shtuar se në qendër të vëmendjes kemi arritjen e paqes në Ballkanin Përendimor.

Kancelari austriak, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, derisa ka shtuar se  arritja e marrëveshjes Kosovë Serbi është në të mirë të dy vendeve, por edhe tërë Ballkanit.

“Si kryesues i presidencës së Bashkimit Europian ne e kemi marrë në qendër të punës tonë rajonin e Ballkanin Perëndimor. Për të arritur paqe siguri dhe stabilitet me qëndrueshmëri afatgjatë një gjë është shumë e rëndësishme një dialog i suksesshëm Kosovë-Serbi dhe një përmbyllje e këtij dialogu me një marrëveshje të përbashkët”, ka deklaruar Kurz.

Tutje ai ka falënderuar presidentin Thaçi për përpjekjet në gjetjen e një zgjidhje Kosovë-Serbi.

“Pa një marrëveshje paqeje nuk do të jetë e mundshme të ketë jetesë paqësore dhe as perspektivë evropiane”, ka shtuar Kurz.

Ai ka bërë të qartë se Austria do të mbështes çfardo marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka folur edhe për çështjen e shkëmbimit të territoreve, ku ka thënë se Austria do ta mbështesë cilëndo marrëveshje që arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Austria do të pajtohet me cilëndo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Nga ana jonë do ta ketë mbështetjen e plotë, edhe nëse është korrigjimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve, pra këtë marrëveshje do ta mbështesë BE-ja”, u shpreh Kurz./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit