Lekaj, fajson ish ministrin Zharku dhe deputetët për ligjin e homologimit të automjeteve

Mos i humb

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, është duke raportuar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik e Infrastrukturë lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave, raporton KosovaPost.

Me këtë rast, ministri Lekaj deklaroi se Kosova është duke zbatuar direktivat e Bashkimit Evropian. Sipas tij, ministria paraprake ka hartuar ligjin për automjetet, ku për këtë ai fajin ia hedhi edhe deputetët, pasi sic tha ai ata e kanë miratuar vetë këtë ligj ne Kuvendin e Kosovës. “Na duhet një vështrim i shkurtës për mënyrat e këtij procesi. Homologimi ka rëndësi të vecant të transportit rrugorë, cdo mjet që importohet duhet të jëtë në përshtatshmëri për rrugët e vendit. Ne zbatojmë të gjitha standardet e BE për kushtet e automjeteve të cilat prodhohen në BE kanë standarde të cilat janë të pranueshme në vendin tone. Autoritetet homologuese bëjnë rishikim te automjeteve, ku në vendin tonë ka filluar nga viti 2009. Ne nuk e kemi sponsurizuar këtë ligj por mandatura e mëhershme, prandaj kjo është derivat i ligjit. Afati është i pakufizuar nuk jam unë që e kam nënshkruar atë ligj por jeni ju deputet që keni pasur përgjegjësi”, ka thënë Lekaj.

Ndër të tjera, Lekaj theksoi se ministria është e obliguar ta përpiloj ligjin për homologim. Sic dekalaroi Lekaj, pagesa është e njëjtë me atë që është aprovuar në Kuvend. “Unë si ministër jam i obliguar që më përpikmëri ta përpiloj ligjin e aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ministria ka nxjerr ligjin për homologimin e automjeteve i cili është i sponsorizuar nga ministri zharku, në asnjë formë nuk kemi luajtur por ligji e ka mundësuar. Ne jemi munduar që mos të kemi monopol. Me vjen keq që hnë skam qenë në Kuvend kur është miratuar ky ligj. Pagesa është 84€ plus TVSH”, u shpreh Lekaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit