Lëvizjet në Kadastra/ Lame: Në Vlorë nuk gjen njeri me emrin ‘Durim’, kanë rënë piramidat e vjetra të pushtetit

Mos i humb

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka folur nga Elbasani për atë që po ndodh  me Kadastrat në rrethet dhe qytetet e vendit. Duke iu referuar konkretisht rastit të Vlorës dhe ndryshimeve të drejtorëve, Lame bëri fajtorë vlonjatët, që sipas tij, janë më të padurueshëm se të tjerët. Madje nuk ka munguar dhe një batutë e tij.

Ai ka paralajmëruar se ashtu siç ndodhi me Vlorën do të ndodhë edhe në bashkitë e tjera. “Probleme si në Kadastrën e Vlorës do të dëgjoni edhe në qytete të tjera. I vetmi ndryshim në Vlorë është se nuk gjen një njeri me emrin ‘Durim’. Në Vlore njerëzit janë më të padurueshëm se të tjerët”, deklaroi Lame.

Ai theksoi se “kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjeve dhe të pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmërinë”. “Do të dëgjoni shumë shpejt problematika në Sarandë, Shkodër, Lezhë”, paralajmëroi Lame.

“Probleme si ky i Vlorës do të dëgjonin në shumë qytete të tjera. D Ndoshta për fat të keq, sot jemi në Elbasan për të mbyll legalizimit, do dëgjoni probleme si ky i Vlorës edhe në Elbasan. Po dëgjoni në Durrës, do dëgjoni në Shkodër, për fat të keq do të dëgjoni edhe në Elbasan. I vetmi ndryshim i Vlorës me qytete e tjera, është që ajo që sic thotë kryeministri Rama që nuk gjen në Vlore njeri që quhet “Durim”. Janë  më të padurueshëm se të tjetër, problem të tilla do të dëgjoni ngado për një arsye shumë të thjeshtë: kanë rënë  piramidat e vjetra të ndërhyrje dhe të pushtetit dhe tashmë nuk ka askush që të mbrojë paligjshmëritë dhe gjërat e bëra keq në njëzet e ca vjet. Kjo është e gjitha nuk asnjë arsye tjetër. Do të dëgjoni shumë shpejt problematika të tilla në të gjithë Shqipërinë”-tha Lame.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit