Lideri i Koresë së Veriut fton presidentin e Koresë së Jugut në Pyongyang

Mos i humb

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka ftuar presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në Pyongyang.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve Yonhap, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim, Kim Yo-jong e cila gjendet në Korenë e Jugut për Olimpiadën Dimërore PyeongChang 2018, është takuar me presidentin Moon në Pallatin Presidencial në Seul.

Zëdhënësi i Moon, Kim Eui-kyeom, në deklaratën pas takimit tha se, motra e Kim-it i ka përcjellë Moon-it ftesën e liderit të Koresë së Veriut.

Pas ftesës së Kim-it, Presidenti i Koresë së Jugut, Moon, theksoi se Veriu dhe Jugu duhet të vazhdojnë krijimin e kushteve të nevojshme për takimin e rekomanduar.

Moon gjithashtu theksoi se SHBA dhe Koreja e Veriut duhet të rifillojnë dialogun mes tyre.

Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim, Kim Yo-jong, kishte marrë pjesë në ceremoninë e hapjes ë Olimpiadës Dimërore 2018 PyeongChang./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit