Liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Mos i humb

Kungulleshka të Mbushura në Kos e Hudhra – Shije e Përsosur

Një kombinim fantastik i shijes dhe shëndetit të mirë. Me shije të mrekullueshme dhe fantastike, e cila përgatitet krejt...

Qeveria ndan 70 mijë euro për librat në gjuhën shqipe për nxënësit në Preshevë

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të ndahen 70 mijë euro për blerjen e librave në gjuhën shqipe...

“Asistencë për Autostradën e Paqes”, BE: Shumë projekte në marrëveshjen e Uashingtonit po zhvillohen

Bashkimi Evropian deklaroi se shumë prej projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë,...

Vitamina kryesore për një kujtesë të fortë, doza e duhur dhe ushqimet ku e gjeni

Pavarësisht të gjithë këshillave të mjekëve dhe ekspertëve për një dietë sa më të pasur ushqimore, duket se mungesat në vitamina janë...

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, në një postim në Twitter të martën. Tikhanouskaya doli si rivalja kryesore e Alyaksandr Lukashenka në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Ekipi i saj nuk ishte në gjendje të kontaktonte me të në telefon të hënën, pasi ajo u largua nga ndërtesa e komisionit zgjedhor. Më herët ajo u tha gazetarëve se jo Lukashenka por ajo i ka fituar zgjedhjet. Të paktën një person u vra, dhjetëra u plagosën, dhe më shumë se njëqind demonstrues u arrestuan të dielën në mbrëmje dhe herët të hënën në mëngjes, gjatë trazirave në rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera në Bjellorusi.

Forcat e sigurisë u përleshën me mbështetësit e opozitës, të cilët nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve, që u fituan bindshëm nga presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenka. Svyatlana Tsikhanouskaya, tha në një konferencë për media se ajo nuk i njeh rezultatet. Tikhanovskaya ka vendosur të garojë në zgjedhje, pasi bashkëshorti i saj është ndaluar të kandidojë dhe është arrestuar në fillim të këtij viti.

Autoritetet shtetërore e kanë akuzuar burrin e Tikhanovskayas, Syarhey Tsikhanouski, për bashkëpunim me mercenarët rusë, për të shkaktuar trazira përpara zgjedhjeve. Tikhanovskaya i ka hedhur poshtë akuzat. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula van der Leyen ka dënuar dhunën kundër protestuesve në qytetet Bjelloruse. Lukashenka është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kriza e koronavirusit/ Paralajmërimi i BE: Në disa shtete ka situatë më të keqe se në mars

EUROPË– Pandemia e koronavirusit ka krijuar një situatë shumë të vështirë që në fillim të këtij viti e duket se do të...

Republikanët sigurojnë votuesit amerikanë për tranzicion paqësor të pushtetit

Republikanët kanë reaguar me vendosmëri ndaj refuzimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u deklaruar rreth transferimit të pushtetit në mënyrë paqësore...

EULEX në aksion, bastisen zyrat e OVL-UÇK

Policë të armatosur të EULEX janë parë teksa kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtrare të...

Paris, sulm me thikë pranë “Charlie Hebdo”, plagosen 4 persona

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar disa persona mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e...

“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja...